Berishaj: E kam paditur portalin slloven, s’kam pushkë për mediet e Kosovës

Berishaj: E kam paditur portalin slloven, s’kam pushkë për mediet e Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se e ka paditur portalin slloven që raporti se ai “mori 600 mijë euro nga kompania GEN”, ka qenë e lidhur me zgjedhjet në Slloveni.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Berisha ka thënë se nuk është marrë fare me atë lajm, të cilën e ka konsideruar si të pavërtetë.

“Ka qenë një prononcim i një portali, i cili ishte një ditë para zgjedhjeve në Slloveni. Qysh nga mosha 16 vjeçare kam qenë atje, dhe njihem me gjithë politikanët atje. Lajmin të cilën ma kanë montuar mua nuk e kam shikuar.

“E pyesnin nëse e njiheni zotëri Martin Berishajn, jeni fotografuar dhe nuk jam marrë me shumë me atë lajm. Unë ashtu siç kam thënë e kam paditur në Lublanë atë portal, i cili ka shpif për mua sepse e drejta e lirisë së fjalës nuk nënkupton me fol gjithçka për një person”, tha ai.

“Asnjë televizion nuk janë marrë me atë problem fare. Për mediat e Kosovës nuk kam pushkë, janë të lirë me shkruar gjithçka”, tha tutje Berisha.

Related Articles