Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se padia e tij ndaj gazetarit slloven Vitomir Petroviç, është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë.
Sipas tij, kjo gjykatë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar.
“Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, shkroi Berishaj në Facebook.
Klan Kosova sot gjatë ditës ka pranuar përgjigje nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë, ku është thënë se çështja e padisë së Berishajt ndaj gazetarit Petroviç është mbyllur pa fuqi juridike.