Berlin: Vetura përplaset aksidentalisht me turmën e njerëzve, disa të lënduar

Berlin: Vetura përplaset aksidentalisht me turmën e njerëzve, disa të lënduar

Një veturë  përplasi njerëzit në kryeqytetin gjerman Berlin të enjten, duke lënduar disa persona në atë që shërbimet e emergjencës e quajtën aksident.

Disa fëmijë u lënduan lehtë dhe një i rritur që e shoqëronte pësoi lëndime të rënda, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve të Berlinit, raporton Reuters.

Incidenti ndodhi pak para orës 13:00 në lagjen veriperëndimore të Wedding.

Policia tha se nuk është menjëherë e qartë se si makina u përplas me grupin, por shërbimet e emergjencës thanë se besonin se ishte një aksident.

Related Articles