Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, ka folur rreth marrëdhënieve të mira që ka me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Berlusconi tha se Putin e kishte uruar në një mënyrë të veçantë për ditëlindjen e tij të 86-të.
Ai theksoi se mori dhuratë 20 shishe Vodka nga kreu i shtetit rus.
“Unë iu përgjigja me shishe verë Lambrusco dhe një letër” – deklaroi Berlusconi.
Por, partia e ish-shefit të qeverisë italiane, “Forza Italia” kanë reaguar duke thënë se kjo deklaratë është bërë vite më parë.
Silvio Berlusconi, i mbushi 86 vjet më 29 shtator.
Italia është rreshtuar krah Ukrainës, në luftën kundër Rusisë duke i ndihmuar edhe me armë.
Në linkun e bashkangjitur më poshtë mund ta gjeni deklarimin e Silvio Berlusconin.