Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Bërnabiq ka theksuar se Prishtina, pas më shumë se 10 vitesh, ende nuk ka përmbushur detyrimin e saj, gjegjësisht formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ashton, e cila ndërmjetësoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, përgëzoi kryetaren e Kuvendit për pozitën e saj të re dhe theksoi se ajo është në një pozitë nga e cila është e mundur të bëhen dhe të ndryshohen shumë gjëra.
Ajo po ashtu theksoi se është kënaqësi që pas disa vitesh të vizitojë sërish Serbinë dhe se progresi ekonomik që po bën vendi i dukshëm, shkruan Tanjug