Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndihmojë në lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq.
Sipas saj, në Kosovë “janë duke u arrestuar shumë serbë të pafajshëm”, pa ofruar prova për pafajësinë e tyre.
Këto komente, Bërnabiq i bri gjatë një takimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ka raportuar Tanjug.
Ajo ka akuzua kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se po të zbatoheshin marrëveshjet e Brukselit gjërat do të ishin ndryshe.
Më parë edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, e ka përmendur ish-policin, Dejan Pantiq, duke pretenduar që gjendja e tij shëndetësore është e keqe dhe se nuk po i lejohet mjeku.