Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Për ta pritur kryeministren serbe u mblodhën një numër i serbëve.
Bërnabiqit ia bënë një rresht pritjeje përfaqësuesit e Listës Serbe me në krye Goran Rakiqin.
“Serbët e Kosovës gjithmonë prapa shtetit të Serbisë dhe kryeministres së tyre”, ishte një nga pankartat që serbët i mbanin në duar.