Bërnabiq për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues të Serbisë

Bërnabiq për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues të Serbisë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar ndalimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe gjatë së mërkurës.

Ajo i arsyetoi ndalimet me siç thotë , “cenimin e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë”.

“Unë supozoj se njerëzit më në fund i janë përgjigjur thirrjeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Serbisë dhe çdo institucion të vetëm në këtë vend. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me vite për gjithçka që po bën Albin Kurti, për keqtrajtimin e atyre njerëzve, mendoj se do ta mirëpresin këtë tani”, shkruan Kosovo Online.

Ndryshe, autoritetet serbe kanë ndaluar dje autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si hakmarrje pas votimit të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Related Articles