Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se “situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë”, transmetojnë mediat serbe.
Bërnabiq ka pretenduar se “ishte i vonshëm reagimi i KFOR-it, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës”, e jo, siç tha ajo, “mbrojtja e uzurpatorëve”.
“Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, ka pretenduar Bërnabiq.
Ajo ka shtuar se “situata në Kosovë po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”.