Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se tani pas situatës së re të krijuar duhet të përmbushet Marrëveshja e Brukselit.
Bërnabiq ka thënë se beson se provokimet e Kurtit nuk do të ndalen.
Më tej, ajo ka thënë se shpreson të sigurohet që ndërkombëtarët ta ruajnë këtë moment të paqes dhe stabilitetit.
“Fatkeqësisht, besoj se nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti dhe t’i drejtohemi përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo, shkruan Tanjug.