Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, në seancën e sontme të Këshillit të Sigurimit në OKB.
Bërnabiq shprehet e bindur se Kurti, do tentojë të përdorë rezolutën e Parlamentit Europian, siç e quan armë kjo që ia dha opozita serbe, për çështjen e zgjedhjeve.
”Jam e bindur se edhe pas prezantimit të Prishtinës, nëse Kurti provon të përdorë rezolutën e PE, ai [Vuçiq] do të përgjigjet”, ka shtuar Brnabiq.
Ajo e cilësoi këtë përballje si ‘’një luftë aspak e lehtë’’.
”Besoj se Vuçiq sonte po e bën betejën më të vështirë për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë e Metohi”, nënvizoi Brnabiq.
Ajo tha se nuk do të përdorte fjalor administrativ, por fjalë të qarta.
”Çdo moment përdoret për të rritur presionin ndaj Serbisë. Dhe kjo rezolutë e PE-së, pasi nuk ka të bëjë me zgjedhjet, sepse nuk ka pasur prova, është një dënim dhe presion ndaj Serbisë, e cila dëshiron të jetë e pavarur dhe të marrë vendime në mënyrë të pavarur. Populli ynë është në zgjedhje, se çfarë Serbie donte – një shtet i pavarur, me president Vuçiqin, një Serbi që i respekton të tjerët”.