“Bërtitshin lagja ikni”

“Bërtitshin lagja ikni”
Zjarri dhe krismat ishin krejt çka shihej e çka dëgjohej në marsin e vitit 1998.

Sytë ndoshta u bënë dëshmitarë i luftës për Musli Hasanin, por atij i kujtohen sikur ta shihte e ta filmonte vetë.

24 vite pas luftës, por sikur të ndodhte dje, Musliut i kujtohet çdo detaj i ditës kur familja Jashari u sulmua sërish ne Prekaz.

Në kohë lufte ke dy mundësi: t’i marrësh armët në krahë ose të strehohesh diku, por asnjëra nuk të siguron që do të mbijetosh. Kjo e dyta ishte zgjidhja e disa banorëve të Prekazit, përfshirë këtu familjen e Musliut.

Nga tmerri që ishin duke parë, e nga nxitimi që të iknin ta shpëtonin kokën të paktën edhe për disa ditë, familja e Musliut e harroi një fëmijë në shtëpinë prej së cilës ishin duke ikur.

Ishin tri ditë të përgjakshme, tri ditë historike e tri ditë krenarie nga rezistenca e sulmeve të familjes Jashari.

Rreziku ishte i madh që kush ikte të kthehej përsëri, e nëse ndodhte një rast i tillë, nuk guxohej të shihet dritë e as tym oxhaku në shtëpi.

E frika që do të ndodhte një masakër, ia pamundësoi Musliut të merrte pjesë në varrimin e Jasharëve.

Për veç se bashkëvendas Musliu me familjen Jashari kishte edhe lidhje gjaku.

Me emocione të shumta e të përziera me krenari, mall dhe pikëllim, me ne Musliu ndan edhe një bisedë që kishte pasur me Hamzën.

E derisa po kujtonte kohën e kaluar, Musliu nuk la pa përmendur edhe krerët e UCK-së që po mbahen në Hagë, për të cilët ka disa fjalë.

Related Articles