Profesori Dashamir Bërxulli në një deklaratë për media tha se agjenda ambicioze e Shqipërisë u konfirmua nga liderët evropianë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka theksuar se organizimi është meritë e kryeministrit Rama.
“Mendoj që kjo ishte një ngjarje që realisht nuk organizohet nga Shqipëria, është Komiteti Politik Evropian, është një iniciativë që ka filluar në vitin 2022″, tha Bërxulli në “Rubkon”.
“Është një forum në të cilin kryesisht shtetet e BE-së por edhe ato që aspirojnë të hyjnë në BE, diskutojnë çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin, me dialogun politik dhe me çështje të tjera si siguria. Në këtë pikëpamje, organizimi në Shqipëri është pozitiv”, tha ai.