Besa Shahini: Fushata jonë ka qenë e jashtëzakonshme, rezultati nuk është ai që dëshironim

Besa Shahini: Fushata jonë ka qenë e jashtëzakonshme, rezultati nuk është ai që dëshironim

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Besa Shahini, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke thënë se megjithëse rezultati nuk është ai që dëshironin, përkushtimi i saj dhe i ekipit për banim më të lirë dhe arsim më të mirë do të vazhdojë.

“Fushata jonë ka qenë e jashtëzakonshme. E mbushur me ide të mira, me njerëz të përkushtuar dhe me një energji që ka krijuar bazë të fortë për të ardhmen. Rezultati nuk është ai që dëshironim, por përkushtimi ynë vazhdon për banim më të lirë dhe arsim më të mirë në Prishtinë. Faleminderit secilit që u angazhua, kontribuoi dhe besoi”, ka shkruar Shahini.

Related Articles