Të rralla nuk janë aspak kërcënimet që marrin punëtorët e mediave.
Gazetarët e analistët shpeshherë kanë raportuar kërëcënimet që u bëhen përmes rrjeteve sociale.
Njësoj edhe sot, Berat Buzhala, i njohur për qëndrimet e tij karshi ngjarjeve dhe zhvillimeve në Kosovë, politikbërjen në vend, ka marrë kërcënime nga një profil në Facebook.
Ai madje ka postuar një fotografi të mesazhit, ku shihen qartë emri dhe mbiemri i kërcënuesit.
“Besen e shqiptarit po ta jap se pa të vra ty e do si ti se lo, dije ditët e numerume i ki, jo veç prej meje po ke të fala prej popullit kosovar”, shkruhet në mesazhin që ka pranuar Buzhala.
Kundërërgjigja e Buzhales ndaj këtij mesazhi ishte:
“Miremengjes. Keto jane pasojat e denoncimeve te rrejshme te kryeministrit te vendit kunder gazetareve. Dikush ndodhe edhe qe i beson”, derisa ka etiketuar Policin e Kosovës, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen, dhe ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun. /Gazeta Enigma