Ish anëtari i kryesisë së sindikatës së “Trepçës” Gani Osmani ka alarmuar për gjendjen e minatorëve, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Besën po ua jap te vdektë keni me i nxjerr”, tha ai.
Teksa tha se edhe sikur të ishin 300 mace nëntoke do duhej të ndërmerrej masa.
“Po e ngoni një person qe s’ ia don të mirën shtetit. 300 mace me kanë poshtë për 8 u dashtë me ndërmarr diçka”, tha Osmani.
Që nga 24 tetori, rreth 200 minatorë dhe punonjës të tjerë kanë hyrë në grevë.
Kërkesa e tyre kanë të bëjnë me rritjen e pagave dhe kushteve më të mira si dhe shkarkim të kryeshefit.