Besfort Dervishaj ka dy oferta nga ekipet e Superligës

Besfort Dervishaj ka dy oferta nga ekipet e Superligës

Klubet në Superligën e Kosovës në futboll janë duke bërë prurje dhe largime gjatë këtij afati kalimtar të verës.



Klubi Futbollistik “Drenica” është duke pasur probleme të shumta financiare.

Tek drenicasit, mesfushori Besfort Dervishaj ka qenë ndër më të dalluarit në sezonin e fundit.

Gazeta Enigma mëson se 23-vjeçari tashmë ka dy oferta nga Superliga e Kosovës.

Gjatë ditëve në vijim pritet që lojtari të vendos për të ardhmen e tij.

Dervishaj para Drenicës ka mbrojtur edhe ngjyrat e Vushtrrisë.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles