Mesfushori i Kosovës, Milot Rashica dhe ai i Shqipërisë, Ernest Muçi janë shpallur kampionë me Beshiktashin në Superkupën e Turqisë.
Beshiktashti shënoi sot fitoren më të thellë në histori ndaj Galatasaryt, duke e mposhtur 5-0.
Golin e parë e shënoi Ciro Immobile qysh në minutën e parë të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Ndërsa, në minutën e 53-të ishte Svensson, ai që shënoi për ta dyfishuar epërsinë, teksa në 10 minutat e fundit të ndeshjes, Beshiktashi shënoi edhe tri herë.
Immobile e shënoi golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 81-të, kurse në të 91-tën Rafa Silva shënoi për 4-0, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Hekimoglu.
Rashica në këtë ndeshje luajti 85 minuta, kurse Muçi ishte në bankën rezervë.