Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se Ministria e Shëndetësisë thotë se s’ka termine për vaksinim sepse aktualisht nuk ka vaksina.
Mustafa e ka publikuar një fotografi të platformës E-Kosova ku thuhet se s’ka termine të lira për vaksinim. Togfjalëlishit “termine të lira”, Mustafa ia ka bërë një vizë të kuqe përmbi, ndërsa mbi të ka shkruar “vaksina”.
“Jo “termine”, por s’ka vaksina! Shkoi gjysma e 2021 e në Kosovë s’ka vaksina. ????????♂️”, ka shkruar Mustafa.