Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, propozoi një amendament në seancën e sotme të Kuvendit.
Pas propozimit, Tahiri, që s’u kap nga kamera e Kuvendit, duket se dëshiroi të dalë nga salla dhe të mos e presë votimin për amendamentin që e propozoi vetë.
Për këtë i ka reaguar kryeparlamentari Konjufca.
“Besnik, a po rri me votu bile, se vetë e propozove… s’bon me u dorëzu deri në fund. Ulu, të lutem!”, i tha Konjufca që si zakonshëm shkaktoi të qeshura në Kuvend.