Besnik Berisha ndodhet në QKUK, avokati i tij njofton se seanca e Gjykatës pritet të mbahet aty

Besnik Berisha ndodhet në QKUK, avokati i tij njofton se seanca e Gjykatës pritet të mbahet aty

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka nisur të mbahet seanca dëgjimore ndaj të arrestuarve në aksionin e djeshëm, ndërsa po mungon i arrestuari i shtatë, avokati Besnik Berisha.

Ky i fundit është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin avokati i Berishës, Naim Rudari, i cili ka thënë se seanca ndaj klientit të tij pritet të mbahet në QKUK.

“Po, klienti im është në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore dhe seanca ndaj tij pritet të mbahet aty pas pak minutave. Nuk kemi marrë njoftim zyrtar nga gjykata në lidhje me këtë, por po presim”, ka thënë Rudari, duke mos pranuar të japë më shumë detaje për gjendjen e Berishës.

Related Articles