Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka folur për mos përfshirjen në listën e VV-së për deputetë të zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe ministrit të Ambientit, Liburn Aliu. Kryeziu ka thënë se mendon që kanë qenë zgjedhje personale të të dyve.
Megjithatë Bislimi është parë në atmosferë të mirë bashkë me një pjesë tjetër të LVV-së, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti, kur është hartuar lista e VV-së për kandidatë për deputetë, derisa ministri Liburn Aliu nuk është parë fare në takimin e hartimit të listës për deputetë.
“Besnik Bislimi nuk ka qenë pjesë e listës as në zgjedhjet e kaluara përndryshe është shef i shtabit zgjedhor të VV-së tashmë e disa procese. Po mendoj që kjo ka qenë zgjedhje personale e profes njëjtë sikurse edhe kandidatëve të tjerë përfshirë edhe e ministrin Aliu dhe të tjerëve dhe nuk është se ata janë lënë jashtë listës për ndonjë arsye pse subjekti politik mund të mos të kishte qenë i kënaqur apo diçka tjetër me punën e tyre…. Jemi të vetëdijshëm të gjithë për pozicionin që ka aktualisht z. Bislimi të zëvendëskryeministrit të parë dhe udhëheqës i negociatave me Serbinë dhe kontributin tij ka qenë i jashtëzakonshëm në dialog dhe vazhdon deri në fund mandatit njëjtë sikurse edhe puna e ministrit Aliu prandaj këtu ka qenë një lloj tendence për tu dhënë ky kuptimi që kjo ndoshta ka qenë arsyeja që këta dy janë lënë jashtë liste. Por nuk janë lënë jashtë listës thjesht besoj ka qenë zgjedhje personale e tyre për të mos qenë pjesë e listës kësaj here, por për të qenë aty gjithmonë të gatshëm për të kontribuar për fitoren e radhës të VV. Unë besoj se s’ka mbete jashtë listës asnjë deputet që është deputet aktualisht. Sepse lista s’ka pasur vend për ta, unë besoj se kushdo që është jashtë listës sot ka qenë zgjedhje e tyre për arsye të ndryshme qe mund t’i pyesni ata”, ka thënë Kyreziu për RTV21.