Klubet kosovare të cilat do të luajnë në garat evopriane janë duke qëndruar në Ohër ku po e zhvillojnë fazën përgatitore.
Sot është zhvilluar ‘miqësorja e lluksit’ mes kampionit në fuqi Ballkanit dhe nënkampiones Drita, shkruan Gazeta Enigma.
Këtë ballafaqim e ka triumfuar skuadra gjilnase e Dritës me rezultatin minimal, 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi, nga penalltia.
Gjatë ditëve në vijim dy skuadrat do luajnë përsëri ndeshje miqësore.
/GAZETA ENIGMA/