Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar për marrëveshjen e radhës për balotazh.
Osmani përmes një postim i në rrjetin social Facebook ka treguar se ka arritur marrëveshje me Partinë Liberale Egjiptiane.
“Së bashku me Partinë Liberale Egjiptiane, po bashkojmë forcat për çdo rrugë e çdo lagje të komunës sonë.Bashkimi ynë është zëri i bashkëjetesës, barazisë dhe mirëqenies për të gjithë!”, ka thënë Osmani
Kujtojmë, se kandidati i LDK-së ka bashkuar forcat edhe me Nismën Socialdemokrate për balotazhin që do të zhvillohet më 9 nëntor.
Balotazhi më 9 nëntor do të mbahet ndërmjet kanidatit të VV-së, Valon Prebrezës dhe kandidatit të LDK-së, Besnik Osmani.
Njoftimi i plotë: