Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës janë betuar.
Kjo ka ardhur pas verifikimi të mandateve nga Komisoni.
Betimin e kanë bërë 120 deputetë.
Krejt kjo erdhi pasi seanca u pezullua për dy herë, pasi opozita fillimisht nuk e votoi raportin e komisionit për verifikimin e mandateve.
Pasi në raport u theksua se ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje, opozita u pajtua ta votojë raportin.
Betimi redhi pasi është votuar raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.
Raportin e ka paraqitur Artan Abrashi.
“Në mbledhjen e mbajtur të komisionit për verifikim të mandateve, ka ndryshim të pozicioneve të atyre që kanë votuar kundër. Në raport konstatoj se komisioni për verifikim të mandateve, i themeluar me vendim të Kuvendit me 15 prill, në bazë të nenit 9 Kuvendit ia paraqet këtë raport: në mbëstehtje të nenit 5 në mbledhjen e mbajtur këtij raporti ia bashkangjet vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultateve. Komisioni në bazë të shqyrtimit të dokumentacionit konstaton: në legjislaturën e 9 janë certifikuar 120 deputetë”, ka thënë ai.
Kjo është legjislatura e nëntë.