Rama dhe ministrat e rinj betohen në Presidencë

Rama dhe ministrat e rinj betohen në Presidencë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kabineti i tij i ri qeveritar bënë betimin sot, më 19 shtator, para Presidentit Bajram Begaj.

Ceremonia, e cila u zhvillua në Presidencë, nisi në orën 10:00 dhe zgjati rreth 20 minuta, ku u lexua dekreti i miratimit nga Këshilli i Ministrave. Sipas traditës, pas betimit, Rama dhe ministrat e rinj u drejtuan me këmbë për në Kryeministri, ku realizuan foton e përbashkët para mbledhjes së parë të qeverisë, që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Përbërja e qeverisë së re

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës

Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme

Elisa Spiropali – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Petrit Malaj – Ministër i Financave

Blendi Gonxhja – Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit

Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit

Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit

Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

Diella – Anëtare jo fizike e krijuar nga Inteligjenca Artificiale (Prokurime Publike)

Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë

Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes

Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore

Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Antikorrupsion

Toni Gogu – Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Related Articles