Jeton Bytyqi e dha betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani e uroi Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni.
“Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në njoftimin e Zyres së Presidentes.
E pranishme në ceremoni ishte edhe kryetarja e Kushtetueses, Gresa Cakaj.