Sot ka dhënë betimin për detyrën e re, si kryetar i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Hetimi, ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 23 prillit, që u mbajtën në katër komunat veriore.
Gjatë seancës, është betuar edhe një asamblist serb, ndërsa kjo komunë do ta ketë serbë nënkryetaren e saj.
Ceremonia e betimit të tyre, u mbajt në Bistricë.