“BIA serbe suksesshëm ka hartuar dosje kundër UÇK-së”

“BIA serbe suksesshëm ka hartuar dosje kundër UÇK-së”

Opinionisi Azdren Shala nuk e di nëse AKI-ja ka mungesë potenciali apo ekziston mungesë e vullnetit politik për të hetuar agjenturën serbe në Kosovë.

“A kemi mujtë na me e hetu naj rast sa herë Serbia ka pasur një plan përmes agjenturës me arritë efekte në Kosovë?” ka thënë Shala në Rubikon të Klan Kosovës.

“Deri sot s’e kemi pa t’u e ba. A është kjo mungesë potenciale e AKI-së? Nuk e di tash a është mungesë potenciali kjo e AKI-së apo është mungesë e një vullneti politik se nëse politikanët tanë direkt e indirekt janë të implikum ose të shantazhueshëm atëherë ish kanë keq.

“Unë nuk besoj që AKI-ja është aq joprofesionale sa me qenë aq symbyllun, edhe me kalu BIA serbe, e agjentët e saj të rekrutum këtu kaq lehtë edhe me arritë efekte”.

Sipas Shalës, BIA serbe ka ndërtuar informacione kundër UÇK-së.

“Sa e lexova unë mediumin kroat, puna e kësaj agjentes Ana Morganiq kish qenë, e para, që me e kriju një kontigjent të agjentëve të vet që punojnë këtu në EULEX dhe UNMIK. Qëllimi kryesor, me kriju, me ndërut, me marrë informacione kundër UÇK-së”.

“Na e kemi pa EULEX-in dhe UNMIK-un t’u ba akuza për UÇK-në. Vertikalja këtu ka funksioinu: efekti çon në Gjykatën Speciale”.

Related Articles