Kërkesat e shumëta të studentëve e nxënësve për shfrytëzim të hapësirave për lexim në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan, janë te mëdha, ka thënë drejtori i këtij institucioni, Qazim Azizi.
Sipas tij as për së afërmi nuk po arrihet të plotësohen nevojat pasi ky institucion është i detyruar të punoj me numër të kufizuar lexuesish, konform rekomandimeve të dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Në mesin e institucioneve që kanë operuar me reduktime të theksuara gjatë javës së fundit, ç’prej se janë vendosur masat e reja qeveritare për menaxhimin e pandemisë, është edhe biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan.
Sipas drejtorit të këtij institucioni, Qazim Azizi, reduktimet janë të theksuara.
Stafi i reduktuar:
Përveç stafit edhe numri i lexuesëve është i kufizuar, tha ai:
“Numri i përgjithshëm e tyre që është i lejuar brenda ditës është maksimalisht 60, në harmoni të plotë me instruksionet e rekomanduara nga Qeveria, për punë të kufizuar me kapacitet 20%”, shtoi ai.
Drejtori Azizi më tej ka theksuar se përkundër hapësirave dhe kapaciteteve të mjaftueshme të bibliotekës, një numër madh lexuesish, kryesisht nxënës e studentë, janë të detyruar të kthehen, dhe se kërkesat e tyre për mundësi alternative për lexim aktualisht nuk mund t’u pergjigjet ky institucion, deri në vendimin e ri të institucioneve gjegjëse, kompetente për menaxhimin me pandeminë.