Fituesit kryesor të BAFTA 2021

Fituesit kryesor të BAFTA 2021

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Bafta’ që vlerëson prodhimet më të mira kinematografike britanike dhe botërore, ka përmbyllur edicionin e saj të 74-të me radhë.

Këtë herë të gjitha nominimet u prezantuan përmes videove online.

Chloe Zhao regjisorja e filmit ‘Nomadland’ ishte fituesja e madhe e ‘Bafta’ duke rrëmbyer çmimet ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjisorja më e mirë’ dhe ‘Kinematografia më e mirë’.

Një fitore e jashtëzakonshme për regjisoren e re kineze, e cila ka marrë kritika shumë pozitive për qasjen e saj ndaj problemeve sociale që ekzistojnë sot në botë.

Triumfuesi  i çmimeve ‘Bafta’ është pikërisht ‘Nomadland’, një film i cili përshkruan jetën nomade të amerikanëve që jetojnë në rrugë.

“Faleminderit shumë. Do të dëshironim t’i kushtonim këtë çmim bukurisë nomade, të cilët me aq bujari na mirëpritën. Ata ndanë me ne ëndrrat, betejat dhe ndjenjën e tyre të thellë të dinjitetit”, tha regjisorja Chloé Zhao.

Aktorja më e mirë u shpall Frances McDormand, e cila po ashtu luan në filmin ‘Nomadland’.

Sir Anthony Hopkins fitoi çmimin e ‘Aktorit më të mirë’ për rolin e tij në filmin ‘The Father’, ku luan së bashku me Olivia Colman, me regji të regjisorit francez Florian Zeller. Filmi përshkruan historinë e një babai që gradualisht humbet kujtesën, duke e lënë vajzën e tij mes çrregullimeve. ‘E mrekullueshme’ dhe ‘e papritur’ e përshkroi 83-vjeçari momentin kur iu bë me dije çmimi./Euronews.al

Related Articles