Muaji tetor, shënohet si muaj për ndërgjegjësimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.
Ky muaj shënohet me aktivitete për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kësaj sëmundje tek gratë.
E sonte në kujtim të atyre grave që po e luftojnë sëmundjen e kancerit të gjirit, për ato që e fituan këtë betejë dhe ato që e humbën betejën Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës ka marrë ngjyrën rozë.
Kështu bëri të ditur ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
“Bibloteka Kombëtare e Kosovës në rozë për të gjitha ato që po luftojnë sëmundjen e kancerit të gjirit, për ato që fituan betejën e si kujtim për ato që i humbëm!”.