Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, “absolutisht nuk po mendon” të tërhiqet nga gara zgjedhore e vitit 2024 në SHBA dhe ai “po ecën përpara me fushatën e tij”, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën, transmeton Gazeta Enigma.
Pavarësisht një debati katastrofik televiziv kundër sfiduesit republikan Donald Trump, duke e lënë atë deri në gjashtë pikë prapa në sondazhe dhe thirrjet nga disa demokratë të lartë të shqetësuar që ai të tërhiqej, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre këmbënguli se Biden nuk do të tërhiqej.
“Presidenti po ecën përpara. Ai po ecën përpara si president, ai po ecën përpara me fushatën e tij, ky është fokusi i Presidentit. Çdo gjë tjetër që ne po dëgjojmë ose që raportohet është absolutisht e rreme”, tha ajo.
Neë York Times dhe CNN kishin raportuar më herët të mërkurën se 81-vjeçari Biden i kishte thënë një aleati kyç se duhet të lëvizë shpejt për të bindur votuesit amerikanë se ai është i aftë ta bëjë punën, duke filluar me paraqitjen e tij të parë pas debatit në një intervistë këtë të premte.
Mohimet nga Shtëpia e Bardhë erdhën pasi Biden bëri një telefonatë me anëtarët e shqetësuar të ekipit të tij të fushatës më herët të mërkurën, duke këmbëngulur se ai është i përshtatshëm për rizgjedhje dhe duke u zotuar të vazhdojë.
“Unë jam duke kandiduar”, thuhet se tha Biden. /Gazeta Enigma