Biden dhe Zelensky flasin në telefon, kjo ishte tema e diskutimit

Biden dhe Zelensky flasin në telefon, kjo ishte tema e diskutimit

Presidentët, Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky, sot kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Pak më parë, presidenti ukrainas ka lëshuar një njoftim zyrtar për këtë bisedë telefonike.

Zelensky ka thënë se biseda me presidentin amerikan Joe Biden, ka zgjatur një orë, ku kanë folur për situatën në terren në Ukrainë si dhe për negociatat me Rusinë.

Po ashtu, dy presidentët kanë biseduar edhe për sanskionet ndaj Rusisë, si dhe për ndihmën amerikane në mbrojtjen ajrore të Ukrainës, transmeton Gazeta Express

“Sapo përfundova një bisedë njëorëshe të gjatë me Potusin (Presidentin). Ndamë vlerësimet tona për situatën në fushëbeteja dhe në tabelën e negociatave. Folëm për mbështetje në mbrojtjen specifike, për një pako të rë sanksionesh, si dhe për ndihma makro-financiare dhe humanitare”, ka njoftuar Zelensky. 

Related Articles