Biden flet pasi u diagnostikua me kancer: Jemi më të fortë në vendet e dobëta

Biden flet pasi u diagnostikua me kancer: Jemi më të fortë në vendet e dobëta

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka publikuar një “selfie” duke buzëqeshur të hënën në mëngjes.

Ai këtë e ka bërë ndërsa shprehu falënderime për mbështetjen që ka marrë që kur zbuloi betejën e tij me kancerin “agresiv” të prostatës.

“Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi 82-vjeçari së bashku me një foto ku ai buzëqeshte me gruan e tij, Jill Biden, dhe macen e tyre.

Zyra e Joe Biden njoftoi të dielën, më 18 maj, se ai po luftonte me një formë “agresive” të kancerit të prostatës.

“Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e dobëta”, shkroi 82-vjeçari në mediat sociale.

Në fund ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pranë tyre, “me dashuri dhe mbështetje”.

Related Articles