Biden i drejtohet kombit për situatën në Afganistan

Biden i drejtohet kombit për situatën në Afganistan

Mungesa e reagimit të presidentit amerikan Joe Biden, lidhur me situatën në Afganistan, është kritikuar shumë nga masa.

Megjithatë ai sot është duke iu drejtuar kombit, pasi edhe gjatë ditës kabineti i tij kishte paralajmëruar se do të ndodhë një gjë e tillë, transmeton Telegrafi.

“Ekipi im dhe unë po e përcjellim situatën në Afganistan dhe planifikojmë të gjitha mundësitë – përfshirë edhe rënien e shpejtë që aktualisht po zhvillohet. Por, fillimisht dua t’ju rikujtoj se si ka ardhur deri te kjo. Kemi shkuar në Afganistan 20 vite më parë me qëllim të qartë – të kapim kryesit e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Atë edhe e kemi bërë. I kemi dhënë fund Al Qaedas në Afganistan. Qëllimi ynë mbetet ai që ka qenë edhe më parë – të parandalojmë sulmet terroriste në tokën tonë”, ka thënë Biden.

“Sot kërcënimi terrorist ka metastazuar jashtë kufijve të Afganistanit. ISIS ka tentuar të formoj kalifatin në Siri dhe Irak. Këto kërcënime kanë shpenzuar kujdesin dhe resurset tona”, ka thënë presidenti amerikan.

“Kur mora postin e presidentit, kam trashëguar marrëveshjen që me talebanët e kishte arritur Donald Trump. Forcat tona në Afganistan kanë rënë nga 15.000 në 2.500. Talebanët janë më të fortë sesa që ishin në vitin 2001. Nuk ka pasur marrëveshje për mbrojtjen e forcave tona pas 1 majit. Ka mbetur vetëm një realitet i ftohtë – tërheqja e forcave tona apo eskalimi i situatës pas dërgimit të mijërave ushtarëve – këto ishin opsionet. Mbështes të parën. Pas 20 viteve mësova në mënyrën më të rëndë që nuk ka kohë të mira për tërheqjen e forcave amerikane. Rreziqet i kemi pasur të qarta, planifikuam çdo mundësi, por e vërteta është se është zhvilluar gjithçka shpejt – madje më shpejtë sesa që kemi pritur. Çfarë ndodhi? Liderët afganë ikën nga vendi dhe ushtria e tyre u dorëzua”, ka shtuar presidenti amerikan.

Ai ndër tjera theksoi se ushtarët amerikanë nuk duhet të vdesin në luftë që nuk dëshiron ta udhëheq ushtria afgane.

Kujtojmë që Biden është rikthyer sonte në Shtëpinë e Bardhë, për t’iu drejtuar kombi lidhur me evakuimin e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, pasi është planifikuar tërheqja e ushtrisë amerikane që krijoi një situatë kaotike me c ‘rast humbën jetën shtatë persona në aeroportin e Kabulit, derisa mijëra tjerë po tentonin të largohen nga vendi – një ditë pasi që talebanët morën kontrollin mbi këtë vend.

Related Articles