Biden i quan të “çmendur” ushtarët rus

Biden i quan të “çmendur” ushtarët rus

Presidenti amerikan Joe Biden, në një vizitë në një fabrikë armësh në Alabama, armë të cilat aktualisht përdoren nga ushtarët ukrainas, theksoi për homologun e tij rus Putin është një diktator me një ushtri të çmendur, raporton Euronews, përcjellë Gazeta Enigma.

Biden po ushtron presion në Kongresin amerikan që të miratojë një paketë ndihmash për Ukrainën, prej 33 miliard dollarësh

Pa kursyer akuzat ndaj rusëve, kreu i Shtëpisë së Bardhë lavdëroi punëtorët e fabrikës, duke i thënë se po bënin të mundur që ukrainasit të mbroheshin.

Sipas tij ukrainasit po tallen me ushtarët rus. Presidenti amerikan ndër të tjera shtoi se nëse nuk shfaqet rezistencë ndaj diktarorëve , historia na mëson se do të vijnë të tjerë dhe uria e tyre për pushtet do të rritet vazhdimisht./GazetaEnigma/

Related Articles