Biden: Netanyahu po zvarrit luftën në Gaza për të shpëtuar veten politikisht

Biden: Netanyahu po zvarrit luftën në Gaza për të shpëtuar veten politikisht

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kritikuar sërish qasjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu-t për luftën në Gaza.

Sipas tij, ekzistojnë arsye për të besuar se Netanyahu po zvarrit konfliktit për të shpëtuar veten politikisht.

“Mosmarrëveshja ime më e madhe me Netanyahun mbi atë se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë lufta në Gazë? Ku do të shkohet? A kthehen forcat izraelite atje?”, ishin disa nga pikëpyetjet që ngriti Biden gjatë intervistës së tij.

Biden pranoi se ai dhe kryeministri izraelit Netanyahu mbajnë qëndrime të ndryshme sa i përket rolit të Autoritetit Palestinez të reformuar në qeverisjen e Gazës së pas luftës, një plan që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, por që refuzohet nga kryeministri izraelit.

Related Articles