Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka lënë fajin pandemisë dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, për rritjen e çmimeve.
Duke argumentuar këtë, Biden ndau edhe një histori të vështirësive në familjen e tij kur kishte rritje çmimesh.
“E di që familjet janë duke u përballur me çmimet e larta. U rrita në një familje ku kur u rritte çmimi i gazit, ne e ndienim. Le të jemi krejtësisht të qartë mbi atë pse po rriten çmimet aktualisht: COVID dhe Vladimir Putin”.
Biden ka shkruar se pushtimi i Putinit në Ukrainë ka rritur çmimet e gazit dhe çmimet e ushqimeve në të gjithë botën.
“Këtë e pamë në të dhënat më të fundit të inflacionit. Muajin e kaluar, rreth 70% e rritjes së inflacionit ishte pasojë e rritjes së çmimeve nga Putini për shkak të ndikimit në çmimet e gazit dhe të energjisë”.
Presidenti amerikan tha se për këtë po mundohet që të ulë çmimet dhe të adresojë këtë çështje të rritjes së çmimeve si shkak i Putinit.
“Kjo është arsyeja pse unë autorizova që të lëshohen një milion fuçi në ditë derisa ne punojmë me prodhuesit amerikanë të naftës për të rritur prodhimin – dhe e koordinova këtë vendim me partnerë dhe aleatë në mbarë botën”.
Përveç çmimeve të gazit, Biden tha se i ka bërë thirrje Kongresit që të marrë masa menjëherë për të ulur koston e faturave të shërbimeve komunale të familjeve, barnave me recetë në mënyrë që të ulet presioni nga inflacioni, duke thënë se kjo do të përbënte një diferencë të madhe për familjet./Gazeta Enigma/