Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka folur për avionin që u rrëzua në Rusi, i cili në mesin e pasagjerëve të tij kishte edhe shefin e Wagner, Evgenij Prigozhin .
“Unë nuk jam i befasuar. Nuk ka shumë gjëra që po ndodhin në Rusi që Putini nuk është pas. Por unë nuk di shumë për këtë.” – tha ai.
Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Në aeroplan po udhëtonte edhe krahu i djathtë i Wagner si dhe udhëheqësi ushtarak Dimitri Utkin.
Ka një mister që e mbulon të gjithë ngjarjen, dyshim i cili rritet duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën reagoi Rosaviatsiya, Autoriteti i Aviacionit Rus, i cili lëshoi një deklarate që konfirmonte se emri i Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të avionit që në minutat e para pas ngjarjes