Biden: Tërheqja e plotë nga Afganistani fillon më 1 maj

Biden: Tërheqja e plotë nga Afganistani fillon më 1 maj

Presidenti Joe Biden, ka deklaruar se planifikon t’i japë fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara.

Biden ka ripërsëritur qëndrimin e administratës së tij se është koha që forcat amerikane të kthehen në atdhe nga Afganistani, edhe pse kritikët paralajmërojnë se paqja nuk është e garantuar, përkundër pranisë 20-vjeçare të trupave amerikane atje.

“Ne shkuam në Afganistan për shkak të një sulmi të tmerrshëm që ndodhi 20 vjet më parë. Kjo nuk mund të shpjegojë arsyen përse duhet të qëndrojmë atje në vitin 2021,” tha ai në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden njoftoi se të 2,500 trupat e mbetura në Afganistan do të fillojnë të tërhiqen nga 1 maji dhe se tërheqja e plotë do të përfundojë para 11 shtatorit të këtij viti.

Related Articles