Sot përderisa po zhvillohet ceremonia e shënimit të 100 vjetorit të miqësisë Shqipëri-SHBA, përmes një videomesazhi, presidenti amerikan, Joe Biden, ka uruar shqiptarët.
President i SHBA-ve Joe Biden ka uruar shqiptarët përmes një videomesazhi në ceremoninë që aktualisht po zhvillohet në Tiranë.
“Sot Shqipëria dhe ShBA janë aleatë në NATO dhe ne shikojmë në të ardhmen, SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë për të ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian” , tha Biden ndër të tjera.