Bie çmimi i derivateve në Kosovë

Bie çmimi i derivateve në Kosovë
Çmimet e derivateve në Kosovë janë duke shënuar lëvizje kohëve të fundit. Kjo për shkak të uljes së çmimit në tregjet ndërkombetare.

Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, thotë se edhe në Kosovë po vazhdon të ketë rënie.

“Nga fillimi i këtij muaji deri më sot kemi rënie të derivateve në brez dhe ka reflektu edhe tek ne. Kemi rënie për 15 cent të derivateve.”, ka thënë Berjani për lajmi.net.

Berjani shtoi se ka pasur ankesa nga pronarët e pikave të karburanteve lidhur me vendimin e qeverisë.

“Ankesa nga pikat e karburantit kanë qenë shumë të mëdha. Shkaku i vendimit të qeverisë ku parashihet udhëzimi që të jetë 2 cent në import dhe 12 cent me pakicë. Kjo formulë nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Tregëtisë”.

Tutje, ai thotë se shumica e pikave të karburantit janë duke punuar me humbje apo me 3 cent fitim bruto.

Madje ka edhe një lutje për Qeverinë:

“Lus Kryeministrin Kurti, që të mërr masa sepse shumë pika karburanti do të mbyllen. Me 3 cent fitim nuk mund të përballojnë me mbijetu kompanitë e vogla e të mesme”.

Sot, çmimi tavan për një litër naftë është 1.60 euro, për benzinë 1.34 euro dhe një litër gaz 0.75 euro.

Related Articles