Një grua 30-vjeçare nga Yakutsk i mbijetoi rënies nga kati i tetë i një pallati raporton Gazeta ‘Enigma’.
Pamjet e kamerave të vëzhgimit konfirmuan se ajo vërtet u ngrit dhe u largua vetë, ndërsa mediat ruse shkruajnë se ajo thirri ambulancën vetëm kur u kthye në banesë.
Policia nuk ka dhënë ende detaje se çfarë çoi në rënien dhe agjencia RIA raporton se mjekët kanë konstatuar se vajza ka thyer legenin dhe aktualisht ndodhet në spital.
Ajo me siguri u shpëtua nga bora që kishte rënë, por ishte gjithashtu jashtëzakonisht me fat, sepse shmangu goditjen e një konstruksioni metalik dhe shkallët pranë ndërtesës për vetëm disa centimetra.
Disa media shkruajnë gjithashtu se gjatë rënies në drejtim të tokës, ajo ka fiksuar disa tela, të cilat kanë zbutur rënien. /Gazeta Enigma/