Një person bie nga një lartësi, derisa ishte duke punuar në Korish të Prizrenit.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, derisa theksohet se viktima është dërguar për tretman mjëksor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore dhe Inspektori i Punës.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore dhe Inspektori i Punës”, thuhet në njoftim.