Po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Sipas raportit të datës 14 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 883 pacientë, 734 me oksigjeno-terapi dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv.
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, po trajtohen 27 pacientë.