Ka rënë edhe një herë tjetër faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Probleme me faqen KQZ-ja ka pasur edhe dje, të dielën.
Sot (e hënë), para se faqja të binte përsëri, KQZ-ja ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, të dhënat do të shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve. /Gazeta Enigma