Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët e Kosovës se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar rënie teknike në të gjithë territorin e saj, duke shkaktuar pezullim të përkohshëm të hyrjes së automjeteve në këtë shtet.
Sipas njoftimit nga QKMK, autoritetet maqedonase janë duke regjistruar udhëtarët në mënyrë manuale, ndërkohë që është rivendosur kontrolli i dyfishtë kufitar, çka ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje të gjata në pikat kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe derisa të kthehet sistemi kufitar i RMV-së, është kthyer kontrolli i dyfishtë”, thuhet në njoftim.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thekson se do të informojë qytetarët në kohë reale për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë situatë dhe këshillon udhëtarët të planifikojnë me kujdes udhëtimet e tyre drejt Maqedonisë së Veriut.