Bien dukshëm temperaturat: Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Bien dukshëm temperaturat: Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të ketë reshje lokale shiu.


Të martën dhe të mërkurën në disa zona të veriperëndimit parashihen riga të dobëta shiu.

Kjo situatë e paqëndrueshme parashihet të përsëritet edhe gjatë vikendit, duke sjellë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 22-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet agrometeorologjike paraqiten të dobëta sidomos në disa vende ku sasia e reshjeve ishte shumë e kufizuar, ndërsa sa i përket kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht të mira përjashtuar presionin atmosferik i cili mund të ndikoj negativisht te një shtresë e popullatës me sëmundje kronike si astma, hipertension, diabet etj.

Gjatë fundit të gushtit më së shumti reshje kishte në veriperëndim dhe në qendër të vendit me 32 mm, pastaj jugu dhe perëndimi regjistruan 19 mm reshje, ndërsa lindja, verilindja dhe juglindja regjistruan 7-11 mm reshje. Indeksi UV në jug të vendit mbetet në kufijtë e mesatares, derisa në vendet tjera do të shënojë vlera të larta.

Related Articles