Bien mbetjet e raketës, një i vrarë dhe disa të plagosur në Kiev.
“Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar nga një zjarr në një ndërtesë banimi në distriktin Podilskyi të Kievit”, tha Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës.
Zjarri shpërtheu pasi mbetjet e një rakete të rrëzuar goditën ndërtesën pesëkatëshe.
Pasi zjarrfikësit arritën panë se zjarri kishte përfshirë katin e parë deri te i treti.
“Sipas informacioneve paraprake, 12 persona u shpëtuan dhe 98 të tjerë u evakuuan”, tha shërbimi.